Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Dibër, ku një i ri ka humbur jetën pasi u plagos nga shoku i tij, ndërsa kishin dalë për gjah në mal.
News 24 raporton se viktima është 27-vjeçari Gentian Kosiqi, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është shoku i tij, vetëm 18 vjeç Rifat Xheleshi.
Sipas policisë, dy të rinjtë kishin dalë për gjah mesditën e sotme, ku dyshohet se nga pakujdesia shtetasi Rifat Xheleshi ka plagosur me çifte shokun e tij, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.