• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘Kjo është koha e duhur për të fituar sfida të rëndësishme!’ Këshilla e Paolo Fox për këto shenja

23/03/2022
in Horoskopi
0
Horoskopi i muajit Shtator 2021. Çfarë ju rezervon kjo vjeshtë?

DASHI

Ju jeni padyshim ndër shenjat më të mira të kësaj periudhe. Të gjitha projektet që kanë lindur në vjeshtë mund të marrin konfirmime të reja, ndërsa do të ketë terren pjellor për lindjen e projekteve të reja që mund të evoluojnë duke filluar nga muaji maj. Është gjithashtu koha e duhur për të folur për dashurinë, veçanërisht për ata që janë ende në kërkim të shpirtit binjak. Ata që vijnë nga një ndarje e dhimbshme do të kenë dëshirën për t’u rikthyer në lojë dhe për të shkundur inatet e vjetra. Çiftet që kanë diskutuar shumë më në fund do të mund të rizbulojnë intimitetin e tyre të humbur.

DEMI

Mes të hënës dhe të martës jeni nervozuar shumë për shkak të ndonjë mosmarrëveshjeje në familje ose në vendin e punës. Dikush mund të jetë dorëzuar edhe për t’i lënë gjërat të rrëshqasin, edhe nëse një Demi i vërtetë përgjithësisht nuk dorëhiqet. Nuk ju pëlqejnë debatet në familje, por kur ato ndodhin nervozoheni shumë dhe përfundoni duke humbur përqëndrimin tuaj. E gjithë kjo situatë po krijon një ndjenjë shqetësimi që po përpiqeni ta mbani. Këshilla e yjeve është t’i jetoni këto momente me më pak përfshirje emocionale.

BINJAKET

Ka vonesa apo situata, qoftë edhe në nivel ligjor, që po ju shkaktojnë dhimbje koke. Të paktën deri të premten do të përjetoni një periudhë disi të ndrydhur. Ndoshta ka disa mangësi ose mëdyshje që ju kanë shkaktuar disa trazira të brendshme. Sipas Horoskopit ditor, do të jetë më mirë t’i lini gjërat të kalojnë dhe të prisni momente më të mira. Nga fundjava e ardhshme do të mbërrijë njëfarë lehtësie që do t’ju bëjë t’i jetoni këto situata në një mënyrë më të shkëputur.

GAFORRJA

Kjo është koha më e mirë që Gaforrja të flasë për dashurinë. Dhe do të jetë akoma më shumë nga prilli kur të keni Venusin në krah. Është një horoskop që ju bën më të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe shumë më reaktiv se në të kaluarën. Ata që kanë kaluar një krizë ose janë ndarë, tani duan të jetojnë histori të reja, por pa u angazhuar në një mënyrë serioze dhe të qëndrueshme. Ju dëshironi më shumë butësi në jetën tuaj, edhe për të shmangur shqetësimet e përjetuara në të kaluarën.

LUANI

Nuk do të jetë e lehtë për ju të rifitoni atë rol drejtues që zakonisht aspironi. Jeni ende në një ngërç në të cilin fiton apatia dhe dëshira për të shtyrë gjërat që mund të bëni menjëherë. Gradualisht do të dilni nga kjo fazë e trullosjes, por do të nevojitet edhe bashkëpunimi dhe angazhimi juaj. Sigurisht që në gjysmën e dytë të vitit do të jeni më të vendosur, por në këtë moment nuk dëshironi të çekuilibroni veten apo të bëni zgjedhje të rëndësishme. Edhe në dashuri jeni mjaft apatikë dhe të shkëputur, ndoshta do t’ju duheshin stimuj të rinj që nuk vijnë.

VIRGJERESHA

Dikush po përpiqet t’ju bëjë presion ose t’ju krijojë vështirësi. Nuk janë të paktë ata që ju kanë zhgënjyer kohët e fundit sepse nuk janë treguar seriozë dhe të besueshëm. Sipas Horoskopit ditor, në këtë moment Virgjëresha po përpiqet të mbajë një profil të ulët ndoshta sepse jeni duke menduar për strategji të reja ose keni frikë të bëni disa gabime dhe preferoni të mos merrni vendime të rëndësishme. Ndoshta ka njerëz që ju kanë zili dhe duan të përpiqen t’ju vënë në telashe. Mundohuni të kuptoni mirë se si të lëvizni dhe mos veproni sipas instinktit.

PESHORJA

Maji do të jetë një muaj paksa i ndërlikuar për Peshoren, prandaj nëse keni sfida për të kapërcyer, do t’ju duhet të lëvizni tani. Nëse ka pyetje për t’u sqaruar ose kërkesa për t’u bërë, do të duhet të përpiqeni të ecni përpara kohës. Nëse ka çështje për t’u sqaruar, do të ishte më mirë ta bëni këtë këto ditë, sesa ta shtyni. Edhe në dashuri, në fundjavë do të jetë e rëndësishme të sqaroni disa çështje të pazgjidhura me partnerin. Për çdo gjë ka një kohë dhe kjo është koha e duhur për të fituar sfida të rëndësishme.

AKREPI

Java nisi vështirë për Akrepin. Jeni pak të zemëruar për shkak të ndonjë grindjeje të vogël apo ndonjë vonese që ka të bëjë kryesisht me menaxhimin e shtëpisë. Ndoshta thjesht mund të jeni të mërzitur për ndonjë pengesë të vogël që ka ngadalësuar planet tuaja. Në dashuri, dikush mund të përjetojë një fazë realizmi të vështirë pasi të ëndërrojë dashurinë e përjetshme. Mund të ketë disa mëdyshje ose mund të zbuloni se një person nuk është aq i rëndësishëm sa keni menduar.

SHIGJETARI

Do të jeni veçanërisht të lodhur edhe sepse bërja e të njëjtave gjëra pa pushim mund të mërzisë në planin afatgjatë. Ndoshta disa gjëra që ndodhin nëpër shtëpi mund t’ju irritojnë shumë. Kur jeni kaq të irrituar, keni një teknikë për të rikuperuar energjitë tuaja mendore: preferoni të izoloheni dhe të bëni gjëra të reja dhe stimuluese. Shumë Shigjetarë e nisin duke u përpjekur të bëjnë gjëra që ju lejojnë të devijoni mendjen dhe të shpëtoni nga realiteti. Është një mënyrë për të bërë gjërat që keni të përbashkëta me të lindurit në shenjën e Binjakëve.

BRICJAPI

Gjatë dy javëve të fundit humori juaj i mirë është sfiduar nga disa situata që nuk ju kanë pëlqyer fare. Tani jeni shumë më të vetëdijshëm dhe më shumë në kontroll të emocioneve tuaja. Nuk ju mungon forca fizike për të gjetur shpirtin e duhur dhe dëshira për të përballuar edhe situatat më të mprehta. Sipas Horoskopit ditor, Merkuri dhe Jupiteri i favorshëm mund t’ju japin gjithashtu kënaqësi të mëdha në një nivel ndërpersonal. Ndoshta do të ketë kushtet për të hequr një guralec nga këpuca ose për të shtyrë një angazhim.

UJORI

Për sa i përket komunikimit dhe ideve, më në fund jeni në krye dhe do të mund të përfshini lehtësisht njerëzit e tjerë që ju rrethojnë. Do të ketë edhe kushtet e duhura për të zgjeruar rrethin tuaj të miqve. Do të ketë gjithashtu një mënyrë për të kapërcyer një ngërç që përfshin një projekt që ju intereson. Me pak fjalë, është një horoskop që ju sheh sërish protagonistë absolutë të zodiakut. Ka një atmosferë ndryshimi edhe falë ardhjes së pranverës që e keni pritur me padurim.

PESHQIT

Edhe pse në përgjithësi kjo javë do të jetë shumë interesante, kjo ditë e mërkurë mund të paraqesë disa probleme të vogla. Këshilla e yjeve është të bëni sa më pak sot, ndoshta duke shtyrë disa angazhime të rëndësishme për javën e ardhshme. Sot do të jeni paksa hiperkritikë dhe të pamotivuar. Kjo është vetëm një fazë kalimtare që do të tentojë të zhduket gjatë fundjavës. Në planin afatgjatë, ky horoskop do të sjellë zgjidhje të shkëlqyera, por vetëm nëse jeni të vendosur dhe të gatshëm për të përmirësuar gjendjen tuaj.

Tags: horoskopipaolo fox
Previous Post

5 shenjat e horoskopit që i thyejnë gjithmonë rregullat

Next Post

Bordi publikon çmimet e reja të naftës, operatorët tregojnë kostot më të larta

Related Posts

Parashikimi i horoskopit

‘Fundjava premton fat për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për fundjavën

04/02/2023
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë verë

‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

02/02/2023
Horoskopi

‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

01/02/2023
Horoskopi

‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

31/01/2023
Horoskopi 2021

‘Ditë rikuperimi për ndjenjat e kësaj shenje…’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 27 janar 2023

27/01/2023
horoskopi

‘Dashuria do të rikthehet në zemrën tuaj…’ Horoskopi i Paolo Fox për sot për të gjitha shenjat

25/01/2023
Next Post
Taksat e reja dhe bursat çojnë naftën në nivele rekord afër 200 lekë për litër

Bordi publikon çmimet e reja të naftës, operatorët tregojnë kostot më të larta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.