Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të mërkurën (24 nëntor) një sërë lejesh ku ndër të tjera disa të lidhura ngushtë me turizmin, transportin dhe energjetikën.
Kështu më në detaj u miratua leja e zhvillimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Ky aeroport do të ndërtohet në zonën e Akërnisë nga konsorciumi Mabatex construction & YDA group i cili ka fituar edhe të drejtën e koncesionit.
Vlera e investimit për këtë projekt është 103 milionë euro ndërkohë që parashikohet që aeroporti të ndërtohet për një periudhë 4 vjeçare i ndarë në dy faza; faza e pare me kapacitete deri në 400 mijë udhëtarë dhe, në një fazë të dytë më kapacitetet deri në 1.2 milion pasagjerë në vit.
Një tjetër leje e miratuar ishte ajo për ndërtimin e Linjës 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut projekt i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Ky operator priste vetëm kalimin e kësaj hallke për të vijuar me ndërtimin. “Për Lotin 1 ka përfunduar hartimi i projektit dhe jemi në fazën e aplikimit për Lejen e Ndërtimit ne KKT, ndërsa për Lotin 2 vazhdon procesi i hartimit të projektit” do të shprehej vetëm pak kohë më parë administratori i OST Skerdi Drevova. Kjo linjë me kosto totale 70 milionë euro do të jetë 130 km e gjatë dhe do të ketë dy nënstacione 400kV. Nënstacioni i Fierit do jetë edhe qendra, e cila do të akomodoje burimet më të mëdha të prodhimit të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era.
Në rendin e ditës së KKT ka kaluar edhe leja për zhvillimin e portit turistik Marina Vlorë si dhe rikualifi9kimi urban i Parkut Arkeologjik të Durrësit.
Një sërë lejesh janë miratuar edhe për ndërtimin e restorteve turistike nga Jugu në Veri ku bien në sy leje dhënë në Borsh, Qeparo, Gjilekë, Durrës si dhe vila banimi në kodrën e Potamit në Himarë. Një tjetër lejë është dhënë për një resto agro-turizëm në Malësinë e Madhe.
Vendimet e miratuara në KKT
- Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Roskovec.
- Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Elbasan.
- Për miratimin e Korrigjimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Përmet.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues “Vlora International Airport – VIA”.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Porti turistik i jahteve “Marina Vlorë”, në Portin e Vlorës, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Marina Vlorë”.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Porti turistik i jahteve “Marina Vlorë”, Faza 1, në Portin e Vlorës, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Marina Vlorë”.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Rikualifikim urban i Parkut Arkeologjik të Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Linja 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut” me vendndodhje në Bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Dimal, Kuçovë, Belsh, Cërrik, Elbasan, Librazhd, Prrenjas, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i linjës Librazhd – Prrenjas”, me vendndodhje në Bashkitë Librazhd dhe Prrenjas, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.
- Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin “Zgjerimi i platformës së parkimit Apronit, në aeroportin “Nënë Tereza”, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me subjekt zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Delta” sh.a.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie 2 kate me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në shëtitoren Qeparo, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Stefan Kokëdhima.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hotelerie dhe shërbime 4 kate me një kat nëntokë dhe pishinë, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Vasil Jani dhe Z. Sotir Jani.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial vilash 2 kate me pishinë, me vendndodhje ne Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erba 2013” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe hoteleri 2-3 kate dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Bilbil Domi.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi kodër – vila, me funksion struktura banimi 2 – 3 kate, me 1 kat nëntokë, me vendodhje në Potam, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Talha” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel Tiara”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Erion Keci.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hoteliere 4 dhe 6 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “GJOZEZA” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 5 Kate”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Fation Veizaj.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 4 kate, me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Z. Erion Canaj.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Resort Agro-Turizmi “Buni i Bajraktarit”, me vendndodhje në Bashkinë Malësi e Madhe”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fushë Okol” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Stacion furnizimi automjetesh dhe objekte shërbimi’’, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fusha” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pikës së karburantit ekzistues dhe shtesë objekti 1 kat me funksion shërbime”, me vendndodhje në Rrugën “Don Bosko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mend Oil” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt industrial 3 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me zhvillues Znj. Anila Selenica.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Fermë mbarështimi të kafshëve të imëta 1 kat me mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Impuls” sh.p.k.
- Për miratimin e ndryshimit të subjektit zhvillues të objektit: “Godinë 4 kate, me 2 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme të gjelbëruar, me funksion hoteleri dhe shërbime turistike në rrugën Vlorë – Orikum, Bashkia Vlorë”.
- Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Doni Fruits” sh.p.k.
- Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hartimin/miratimin e Planeve të Detyruara Vendore për njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga fatkeqësia natyrore e datës 26.11.2019.
- Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.
Marrë nga Monitor.al