Tiranë- Këshilli i Lartë Gjyqësor po shqyrton kërkesën e ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Kërkesa për shkarkimin lidhet me rastin pas lirimit me kusht të Hekuran Billës. Burime për Balkanweb bëjnë me dije detaje nga diskutimi në seancën e sotme. I pranishëm në seancë, avokati i gjyqtares së arrestuar kërkoi pezullim të procesit pasi sipas tij magjistratja duhet të jetë në seancë dhe duhet kohë për mbledhjen e provave dhe për një propozim drejtuar ILD-së për marrëveshje.
Nga ana tjetër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, nuk ka qenë dakord me këtë shtyrje. “Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit. Sa i takon kohës që kërkohet për t’u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka patur mundësi e kohë për mbrojtjen. Edhe avokati ka patur kohë sepse është caktuar më 27 janar. Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë çështje.”.
Ndërkohë që Këshilli është tërhur për konsultim.