• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

KLSH vërejti se “Reforma e Pensioneve” nuk e ka përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të skemës

07/11/2021
in Ekonomi
0
KLSH vërejti se “Reforma e Pensioneve” nuk e ka përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të skemës

Buxheti i shtetit vit pas viti po rrit financimet nga buxheti i shtetit për të përballuar pagesën e pensioneve edhe pse të ardhurat nga kontributet po rriten.

Nga të dhënat e audituara, KLSH arriti në konkluzionin se me gjithë përpjekjet u konstatuan përsëri problematika, që kanë ndikuar negativisht në treguesit financiar dhe në qëndrueshmërinë fiskale të sistemit publik të pensioneve.

Kështu, për vitin 2019 dhe për vitin 2020 financimi nga buxheti i shtetit për të balancuar buxhetin e përgjithshëm të sigurimeve shoqërore ashtu si në vitet e mëparshme mbetet përsëri tepër i lartë.

Konkretisht për vitin 2019, shpenzimet e përgjithshme të sistemit të sigurimit shoqëror (përfitime dhe administrimi) janë në shumën 131.2 miliardë lekë. Nga këto, të ardhurat nga kontributet janë në shumën 84.2 miliardë lekë, të cilat mbulojnë vetëm 64% të shpenzimeve. Diferenca prej 46.9 miliardë lekë është financuar nga buxheti i shtetit. Në këtë financim, vetëm deficiti neto i sistemit të pensioneve që subvencionohet direkt nga buxheti i shtetit është në masën 37.7 miliardë lekë dhe zë 33 % të shpenzimeve neto të pensioneve publike ose 2.24 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Për vitin 2020, shpenzimet e përgjithshme të sistemit të sigurimit shoqëror janë në shumën 134.2 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat janë në shumën 141.6 miliardë lekë me një rezultat fiskal pozitiv prej + 7.5 miliardë lekë. Nga këto të ardhura, të ardhurat nga kontributet janë në shumën 82.4 miliardë lekë, të cilat mbulojnë vetëm 61% të këtyre shpenzimeve. Diferenca prej 58.2 miliardë lekë është financuar nga buxheti i shtetit dhe në këtë financim, vetëm deficiti neto i sistemit të pensioneve që subvencionohet direkt nga buxheti i shtetit është në masën 39.8 miliardë lekë dhe zë 35 % të shpenzimeve neto të pensioneve publik ose 2.54 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Nisur nga gjendja e treguesve fiskalë të skemës së sigurimeve shoqërore në kuadër dhe në vazhdim të strategjisë së reformës së sigurimeve shoqërore e cila ka filluar të implementimet që nga viti 2015 dhe parashikohet të shtrihet deri në vitin 2056, KLSH vlerëson se, deri në vitin 2020 ndikimet pozitive, që ka sjellë zbatimi i kësaj reforme, janë ende larg pritshmërisë apo larg një skenari optimist.

KLSH rekomandoi marrjen e masave ligjore dhe organizative të tilla si, minimizimin e evazionit fiskal; mënyrën dhe rregullat e indeksimit të pensioneve; skemat shtetërore të veçanta dhe suplementare.

KLSH rekomandoi zgjidhje ligjore për skemën e fshatit për lënë të hapur pagesa më të larta për ata që duan dhe kanë mundësi të paguajnë më shumë kontribute.

Gjithashtu u vlerësua si urgjente pagesa e borxheve që bizneset dhe entet publike kanë në formën e kontributeve të papaguara për punonjësit.

Marrë nga Monitor.al

Tags: buxheti i shtetitklshreforma e pensioneve
Previous Post

Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar! Do e këpus tubin e oksigjenit

Next Post

Gjyqi më i madh mafioz prej dekadash, dënohen 70 anëtarë të Ndranghetës, mes tyre zyrtarë të lartë e kriminelë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Gjyqi më i madh mafioz prej dekadash, dënohen 70 anëtarë të Ndranghetës, mes tyre zyrtarë të lartë e kriminelë

Gjyqi më i madh mafioz prej dekadash, dënohen 70 anëtarë të Ndranghetës, mes tyre zyrtarë të lartë e kriminelë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Kërcet’ arma në Berat/ “E vrava se më shante çdo ditë.” Vritet 41- vjeçari për stallën e derrave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.