Tiranë- Para mesnatës së kaluar, që ishte edhe afati për të regjistruar në KQZ koalicionet parazgjedhore u regjistrua edhe koalicioni ‘AOKBPEK’.
Koalicioni përbëhet nga partitë e Zef Shtjefnit, Selami Jenisherit, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi. Emri i koalicionit përfshinë të gjitha partitë, ndërsa sigla përbëhet nga shkronjat e para të subjekteve përbërëse të koalicionit.
Kujtojmë se të katër deputetët u futën në Kuvend nga listat e PD-së, që dogji mandatet.