Itali- Një 30- vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me lëndë narkotike, kokainë. Bëhet me dije se shqiptari është kapur në Varese me 55 kg kokainë.
Ajo që ka bërë policinë të dyshojë ka qenë se ai po lëvizte në një zonë që ishte në izolim. Policia e ka ndjekur shqiptarin dhe në momentin që i kanë kërkuar të ndalojë ai është munduar të arratise. Gjatë kontrollit atij iu gjetën në makinë 3 çanta të mbushura me pako të mbështjella me celofon, brenda të cilave ishte kokaina.
Pakot e sekuestruara të kokainës mbanin logon ‘Coronavirus’ dhe kishin shenjën identifikuese të këtij virusi.