• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Komisioni i BE: Marrëveshja Kosovë-Serbi urgjente për avancim në rrugën evropiane

13/10/2022
in Rajon
0
Zbulohet “non-paper”/ Austria propozon integrim gradual në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Komisioni i BE-së konstaton, se në dialogun me Serbinë Kosova duhet të tregohet më shumë konstruktive dhe se marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme është urgjente e thelbësore për t’ua mundësuar të dy vendeve avancimin në rrugën drejt BE-së. Ky konstatim u dha në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, pjesa për Kosovën, që u publikua të mërkurën (12.10) në Bruksel dhe shefi i zyrës se BE-së në Kosovë ua dorëzoi krerëve të shtetit, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani. Si arritje në Raportin e Progresit përmendet marrëveshja për energjinë dhe ajo për dokumentat e udhëtimit.

“Palët miratuan një Udhërrëfyes për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në qershor 2022 dhe u pajtuan në gusht 2022 për udhëtimin vetëm me letërnjoftime mes Kosovës dhe Serbisë. Kosovës i duhet të angazhohet më konstruktivisht dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të së kaluarës dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht të detyrueshme me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare për t’ua mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në raport. Ndërsa situata e sigurisë në veri të Kosovës cilësohet sfiduese. “Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar, dhe kushteve për lirinë e shprehjes”.

Kuvendi i Kosovës me menaxhim të dobët të agjendës legjislative

Në raport është kritikuar edhe Kuvendi i Kosovës për “menaxhim të dobët të agjendës legjislative” dhe se ai mbetet i ndikuar negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe vështirësi në arritjen e kuorumit vendimmarrës. “Kosova gëzon stabilitet politik, ku qeveria ka një shumicë solide në kuvend. Puna e kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur një kuorum vendimmarrës, ndonëse qeveria ka një shumicë të fortë. Kjo është pjesërisht për shkak të menaxhimit të dobët të agjendës legjislative nga ana e shumicës, por edhe për shkak se anëtarët e opozitës në kuvend kanë abstenuar nga votimi për të penguar miratimin e ligjeve”, thuhet në raport.

Reforma në drejtësi

Në ҫështjen e drejtësisë në Kosovë, raporti konstaton, se “ka njëfarë progresi, por se në përgjithësi administrimi i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas dhe i cënueshëm ndaj ndikimeve të panevojshme. “Reforma në drejtësi duhet adresuar para së gjithash duke përmirësuar implementimin e mjeteve ekzistuese për të ruajtur integritetin, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor. Angazhimi i qeverisë për të zbatuar plotësisht opinionin e Komisionit të Venecias për koncept-dokumentimin për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bashkëpunim me BE-në është i mirëpritur”, thuhet në raport. Sa i përket luftës kundër korrupsionit thuhet, se “Kosova gjatë kësaj periudhe raportuese ka bërë progres të lehtë me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit.

“Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar dhe është bërë përparim i kufizuar në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit të organizuar. Mjetet e fuqishme të parashikuara nga Kodi Penal dhe Ligji për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit ende nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Janë zhvilluar një sërë operacionesh të suksesshme që shënjestruan krimin e organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar. Lufta kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfiduese”, thuhet në raport.

Media dhe shqetësimet e BE

Sa i përket lirisë së shprehjes në raport konstatohet, se “Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe përfiton nga një mjedis pluralist dhe i gjallë mediatik”. Megjithatë, thuhet në raport, “shqetësimet mbeten në lidhje me fushatat e shpifjeve publike, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve. Dhe mungesa e vetëqëndrueshmërisë financiare i bën mediat, duke përfshirë transmetuesin publik, të cenueshme ndaj interesave politike dhe të biznesit”.

Bashkëpunimi rajonal

Sa i përket marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal në raport thuhet, se “Kosova në përgjithësi ka marrëdhënie të mira me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, por nuk ka ndryshim në marrëdhënie formale me Bosnjë-Hercegovinën”.

Në deklarimin e tij të parë sapo pranoi Raportin e Progresit për Kosovën kryeministri Albin Kurti tha, se “raporti njeh përparimet e bëra nën qeverinë që ai drejton”, ndonëse ka sfida përpara. “Është mirë të shohësh se nuk ka fusha të vlerësuara me regres si në vitet e kaluara. Në shumë fusha ne kemi kaluar një hap më lart në shkallët e progresit, siç janë lufta kundër korrupsionit, reforma e administratës publike, politikat ekonomike dhe monetare, funksionimi i ekonomisë së tregut, arsimi dhe kultura, politika sociale dhe punësimi, politika e transportit, rrjetet trans-evropiane, ushqimi, çështjet e sigurisë, veterinare dhe fitosanitare.”, tha Kurti. E sa i përket liberalizimit të vizave, Kurti tha se “Kosova ka përmbushur 95 kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, andaj është radha që BE-ja të veprojë, për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Presidentja Vjosa Osmani tha, se Kosova ka treguar përkushtimin e institucioneve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se “Kosova formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi, si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të presidencës.

Komisioni Evropian edhe njëherë konstatoi, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriterët për liberalizim të vizave dhe këtë çështje tashmë e ka futur në agjenden e vet./DW

Tags: BEKOMISIONI I BEkosova
Previous Post

Sot Kuvend, opozita kërkon interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Turizmit

Next Post

Fjala e PLOTË në KiE/ Rama: Raporti i Dick Marty, ‘Fake news’ më i tmerrshëm i shpërndarë, hedh baltë mbi ata që luftuan për liri

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Fjala e PLOTË në KiE/ Rama: Raporti i Dick Marty, ‘Fake news’ më i tmerrshëm i shpërndarë, hedh baltë mbi ata që luftuan për liri

Fjala e PLOTË në KiE/ Rama: Raporti i Dick Marty, ‘Fake news’ më i tmerrshëm i shpërndarë, hedh baltë mbi ata që luftuan për liri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.