• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Komisioni i Ekonomisë/ Ibrahimaj: Buxheti 2023 përfiton 1 mld lekë nga taksimi i profesioneve të lira! Debate për paketën fiskale

27/10/2022
in Ekonomi
0
Komisioni i Ekonomisë/ Ibrahimaj: Buxheti 2023 përfiton 1 mld lekë nga taksimi i profesioneve të lira! Debate për paketën fiskale

Paketa e re fiskale për vitin 2023 u prezantua në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nga ministrja Delina Ibrahimaj. Sipas ministres, në paketën fiskale kemi ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ligji për TVSH, për procedurat tatimore dhe për akcizat, por që nuk janë ndërhyrje të forta dhe janë reflektim i sugjerimeve të qytetarëve përmes Këshillimit Kombëtar dhe grupeve të interesit.

“188 kërkesa nga grupet e interesit, janë zgjidhur dhe reflektuar 70%.  Kemi korrektuar ato politika fiskale që nuk kanë funksionuar. 625.7 mld lekë do të mblidhen në buxhet gjatë vitit 2023. 587.8 mld të ardhurat tatimore. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 430.2 mld lekë, ose 126 mld lekë nga kontributet. 7.7 përqind do të rriten të ardhurat tatimore në buxhet. Ndërsa të ardhurat tatimore e doganore me 8 % ose 42.2 mld lekë. Totali i të ardhurave shkon në 28.8 % të GDP. GDP, do të rritet me 0.6 %. 27 % do të zënë të ardhurat tatimore të GDP”, tha Ibrahimaj.

Duke folur në mënyrë të detajuar për projektligjet e paketës fiskale; tatimi mbi të ardhurat, ligji për akzicën dhe përjashtimi nga TVSH për 2023 për disa produkte që përdoren për ngrohje, ministrja Ibrahimaj argumentoi se vetëm nga taksimi i profesioneve të lira, buxheti i shtetit do të përfitojë rreth 1-1.2 mld lekë.  Ministria Ibrahimaj shktoise ashpërsimi i gjobave përmes ndryshimit të ligjit për procedurat tatimore, synon të penalizojë ata punëdhënës që mbajnë punonjës të padeklaruar apo nuk deklarojnë pagat reale.

“Nuk ka si qëllim ashpërsimin e gjobave projektligji për procedurat tatimore, por për ata që përsërisin. Ata që nuk delarojnë punonjësit dhe fshehin pagën reale, dyfishim i gjobës ekzistuese. Rritja e gjobës për tatimpaguesit e medhenj që shoqërojnë mallin pa faturë, i padeklaruar ose kontrabandë. Nëse është përsëritëës i shkeljes, do të bëhet padi penale menjeherë, pra nuk bëhet menjëherë”, tha Ibrahimaj.

Por deputeti i mazhorancës Erjon Braçe kërkoi sqarime të detajuara për strategjinë e të ardhurave, se kush janë ata që përfitojnë, ndërsa tërhoqi vëmendjen që pas një viti që ka hyrë në fuqi, në projektbuxhet nuk ka asnjë analizë për fiskalizimin.

“Presioni bie mbi biznesin e madh, por biznesi i vogël përkundrejkt biznesit të madh për mall pa faturë po kërkon gjithmonë e më shumë mall pa faturë. E kemi në referencë me fiskalizimin.

Tatimi mbi të ardhurat si proces diskutimi të gjerë ka kaluar. Dua të di ku jeni mbështetur dhe kë keni marrë si model. Përafrimi me BE, si është bërë dhe si i keni bërë llogaritë me hyrjen ne fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të adhurat kapitale 8 % edhe në vijim, është e papranueshme, ndërsa ne fusim në shkallë progressive, nga rrogëtarët deri tek profesionet e lira. Dhe të mbajmë të ardhurat kapitale me 8%. Dua të shoh si e keni bërë këtë. Është tatimi më i rëndësishëm për mua”, tha Braçe.

Sa i takon përfaqësuesve të opozitës, që në fillim të mbledhjes deputetët Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho, kërkuan shtyrjen e mbledhjes, pasi paketa fiskale është e paplotë dhe po veprohet në kundërshtim me ligjin.

“Nuk kemi të plotë paketën fiskale. Kanë ardhur vetëm 3 ligje të saj. Mungojnë 3 ligje të tjera. Nuk ka ndodhur asnjëherë që kur diskutohet projektbuxheti në komision, qeveria në të njëjtën miraton paketën fiskale. Na keni sjellë dokumenta që nuk ekzistojnë, nuk mund ta pranoj të na merrni për budallenj”, tha Tabaku.

Tags: albanewsdelina ibrahimajekonomikomisioni i ekonomise
Previous Post

Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Next Post

I kërkuar për trafikun e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës, arrestohet në Vorë Gentian Malindi

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
I kërkuar për trafikun e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës, arrestohet në Vorë Gentian Malindi

I kërkuar për trafikun e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës, arrestohet në Vorë Gentian Malindi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.