Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur mesditën e sotme lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi. Pasi ka vënë re se nuk ka një përkeqësim të gjendjes, Komiteti ka vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim të masave anticovid që janë aktualisht në fuqi.
“Nuk do të ketë ndryshim të masave anti covid pasi situata është e qëndrueshme” tha Mira Rakacolli.
Komiteti i Ekspertëve edhe ka informuar mbi situatën aktuale të përhapjes së virusit. Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të infektimeve dhe viktimave nga virusi Covid-19.