Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë do të jetë në pronësi të kompanisë së biznesmenit Shefqet Kastrati.
Transaksioni është regjistruar në QKB për vlerën e 71 milionë eurove. Nga dita e sotme, Aeroporti i Rinasit është në pronësi 100% të “Kastrati Group”.
Kompania në fjalë i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”.
Kompania kineze nënshtroi marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në prill të vitit 2016.
Marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe “Real Fortress Private Limited” është nënshkruar më 1 dhjetor 2020 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor.