• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kompanitë publike dhanë kontributin kryesor në rritjen e kredisë për nëntorin 2021

14/01/2022
in Ekonomi
0
Kompanitë publike dhanë kontributin kryesor në rritjen e kredisë për nëntorin 2021

SHQIPËRI – Kredia për kompanitë publike ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se një vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit nëntor, portofoli i huasë arriti në 16.45 miliardë lekë, me një rritje prej 7.2% me bazë vjetore. Kjo shifër përfaqëson nivelin më të lartë që prej shtatorit 2020. Gjithashtu, kompanitë publike kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen e portofolit të kredisë për ekonominë gjatë muajit nëntor.

Nga 6.6 miliardë lekë që ishte shtesa e portofolit të kredisë, rreth 3.1 miliardë lekë erdhën nga kompanitë publike, 2.2 miliardë lekë nga kompanitë private dhe 1.3 miliardë lekë nga tregu i kredisë për individë.

Rritja e kreditimit të kompanive publike erdhi kryesisht nga nevojat e operatorëve të sektorit energjetik për të siguruar financime me qëllim blerjen e energjisë elektrike. Kreditë e reja për korporatat publike arritën në pothuajse 3.7 miliardë lekë për nëntorin, me një rritje pothuajse 30 herë krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Në muajin nëntor, qeveria shqiptare mbështeti me garanci sovrane Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të përfituar një kredi prej 30 milionë eurosh pranë dy bankave tregtare në vend. Impakti në rritjen e huasë së kompanive publike ka ardhur kryesisht prej dy kredive në fjalë. Sipas burimeve nga sektori bankar, mbështetja e kompanive të sektorit energjetik me hua ka vijuar edhe gjatë muajit dhjetor.

Rritja e fortë e çmimeve të energjisë elektrike në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka vënë në vështirësi kompanitë e sektorit energjetik, që për të përballuar koston e lartë të importeve, janë mbështetur me linja financimi direkte nga qeveria, por edhe me garanci për sigurimin e huave bankare.

Rritja e kërkesës për kredi nga kompanitë publike duket se po ndihmon në alokimin e një pjese të likuiditeteve të lira të bankave tregtare në valutë të huaj. Për më tepër, dhënia e garancisë sovrane nga qeveria shqiptare ka mundësuar zbutjen e rrezikut dhe norma të ulëta interesi.

Për muajin nëntor, interesi mesatar i huave të reja në euro të kompanive publike ishte 2.24%, niveli më i ulët që nga maji i vitit 2016. Përveçse nga garancia sovrane e qeverisë shqiptare, interesi i ulët u ndikua edhe nga vendimi i Bankës së Shqipërisë për të mos kërkuar mbulimin me kapital për kreditë në fjalë, duke i ponderuar me koeficient zero për efekt të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit. Huamarrja në euro nga sektori bankar ka ndihmuar edhe në zbutjen e presioneve nënçmuese në kursin e këmbimit të monedhës vendase me euron.

Vitin e kaluar, OSHEE siguroi gjithashtu një kredi prej 70 milionë eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), edhe kjo e garantuar nga qeveria shqiptare. Në pjesën më të madhe, edhe kredia e BERZH do të përdoret për nevoja likuiditeti të kompanisë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperiseKompanitë publikeportofoli i huaserritja e kredise
Previous Post

Rusia: Bisedimet mbi Ukrainën, në një rrugë pa krye. Polonia paralajmëron luftë

Next Post

SHBA: Gjykata e Lartë bllokon urdhrin për vaksinim të detyruar në bizneset e mëdha

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
SHBA: Gjykata e Lartë bllokon urdhrin për vaksinim të detyruar në bizneset e mëdha

SHBA: Gjykata e Lartë bllokon urdhrin për vaksinim të detyruar në bizneset e mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.