• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kontratat PPP me probleme, po bëhen pagesa me dy standarde ndaj të njëjtit operator në dëm të buxhetit

26/11/2021
in Ekonomi
0
Kontratat PPP me probleme, po bëhen pagesa me dy standarde ndaj të njëjtit operator në dëm të buxhetit

Të hartuara me mungesë transparence, pa studime të mirëfillta kontratat kocensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) në proces zbatimi po shfaqin defekte që në këndvështrimin e zbatimit të ligjit përbëjnë shkelje të rënda në dëm të fondeve publike. Rasti me tipik janë kontratat në sektorin e shëndetësisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke inspektuar përdorimin e fondeve publike në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, gjeti se  gjatë vitit 2020 ishin kryer pagesa për koncesionin e Dializës dhe atë të Check-up në bazë të parashikimit dhe jo të faktit, por ndërkohë u vërejt se ishin bërë pagesa edhe për rastet kur operatorët kishin ofruar shërbim më shumë se projeksioni në kontratë.

Për shembull, koncesionari i dializës ka zhvilluar në Shkodër gjatë vitit të kaluar 10,777 seanca dialize, por ndërkohë është paguar për 12,636 seanca sipas projeksionit në kontratë për shërbimin në këtë bashki.  Por ndërkohë vërehet se koncensionari i  ka përfituar pagesat edhe kur ka ofruar më shumë seanca se projeksioni. Psh gjatë vitit të kaluar në Elbasan sipas parashikimit duhet të zhvilloheshin 16536 seanca dialize, por në fakt janë realizuar 19,931 të tilla. Në këtë rast koncesionari ka marrë pagesa për rreth 3395 seanca që ka bërë me tepër, sipas KLSH.

Në Qendrat e Dializës Shkodër dhe Vlorë, nuk është arritur numri i seancave të dializës sipas planifikimit mujor të projeksionit në periudhën Janar – Dhjetor 2020, përkatësisht qendra Shkodër 1859 seanca dialize më pak dhe qendra Vlorë 1452 seanca dialize më pak. Në qendrën e dializës në Lezhë rezultojnë 60 seanca dialize të parealizuara, ndërsa për qendrën në Korçë 283 seanca të parealizuara. Totali i seancave të dializës për vitin 2020 të parealizuar sipas projeksionit mujor për 5 qendrat e dializës është 3654 seanca me një efekt financiar për diferencat e parealizuara sipas projeksionit mujor nga kontrata e financimit në shumën 40,935 mijë lekë.

Në qendrën e dializës në Elbasan, Lezhë për disa muaj dhe Korçë për disa muaj, është tejkaluar numri i seancave të dializës me 4,209 në total krahasuar me numrin e planifikuar mujor të seancave. Efekti financiar i tejkalimit mbi numrin mujor të projeksionit sipas kontratës së financimit për periudhën Janar- Dhjetor është 47,153 mijë lekë.

Nga auditimi konstatohet se nga FSDKSH paguhen edhe seancat mbi vlerën e projektuar të aneksit të kontratës, edhe seancat e parealizuara sipas projeksioneve për rajonet përkatëse, duke paguar kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe për shërbime të pa ofruara, theksoi Kontrolli i Lartë i Shtetit. Këto pagesa realizohen në bazë të pikës 5.3, 5.4 dhe 5.5 të kontratës së financimit të lidhur ndërmjet palëve. Ndërkohë në pikën 10.1 të kontratës së financimit është cituar që “Përbëjnë dëm ekonomik për Fondin rastet kur pasi është bërë pagesa ndaj koncesionarit vërtetohet se shërbimet e pretenduara nuk janë kryer. Në këto raste koncesionari do të paguajë vlerën e plotë të dëmit të konstatuar.

Kthimi i vlerës së dëmit bëhet në mënyrë të menjëhershme nga vetë koncesionari ose i zbritet nga pagesat pasardhëse deri në plotësimin e shumës.” Në këtë mënyrë konstatohen përcaktime konfliktuale në kontratën e financimit përsa i përket pagesës për rastet e shërbimeve të pakryera, të përkufizuara si rastet nën projeksion.

Nga njëra anë përcaktohet që paguhen sipas projeksionit dhe nga ana tjetër përcaktohet që rastet e paguara, të cilat nuk janë kryer, përbëjnë dëm ekonomik. Në të njëjtën kontratë financimi parashikohet edhe pagesa për rastet e pakryera edhe konsiderimi si dëm ekonomik i pagesës së rasteve kur vërtetohet se shërbimet e pretenduara nuk janë kryer, thekson KLSH.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsbuxheti i shtetitKontratat PPPpagesa me dy standarde
Previous Post

4 arsye të forta pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle

Next Post

‘Duhet t’i kushtoni rëndësi çështjeve ekonomike!’ Këshilla e Paolo Fox për datën 26 nëntor 2021

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Parashikimi i horoskopit 21 dhjetor 2020

'Duhet t'i kushtoni rëndësi çështjeve ekonomike!' Këshilla e Paolo Fox për datën 26 nëntor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga çfarë keni frikë? Jeni aleatë?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.