• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kosova miraton masat e reja anti-Covid, hyjnë në fuqi nga 20 gushti

19/08/2021
in Kosova, Rajon
0
kosova

kosova

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për shtrëngimin e masave anti-COVID. 

Vitia tha se masat e marra nuk kanë të bëjnë me detyrim të vaksinimit. Ai u shpreh se vendimi është bazuar në situatën epidemiologjike në vend.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për të frenuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Masat do t’i prekin disa sektorë. Nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës, do të reduktohet orari i gastronomisë dhe dasmat do të lejohen të mbahen vetëm deri në orën 22:30 dhe me vetëm 150 mysafirë.

Ministri Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.

“Duke iu referuar të dhënave, duke balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik e ekonomik propozojmë ndërmarrjen e masave të reja. Masat janë proporcionale me rreziqet e shkaktuara. Masat nuk përcaktojnë obligimin e vaksinimit të detyrueshëm duke qenë se kufizimet e vendosura mund të përmbushen me dëshmitë e statusit të vaksinimit, të rezultatit se personi nuk është i infektuar ose se ka antitrupa të mjaftueshëm. Nuk përjashtojmë marrjen e masave të reja varësisht nga situata epidemiologjike. Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK, ekspertëve kërkojmë aprovimin të këtij propozimi”, ka thënë Vitia.

Ministri Vitia nuk i ka përmendur masat të cilat u miratuan sot, megjithatë, të martën ai ka takuar hisedarët në zbatimin e masave anti-COVID, me të cilët ka vendosur për masat e reja.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklarua se nga data 20 gusht, deri më 1 shtator, orari i gastronomisë do të jetë deri në orën 22:30 apo eventualisht deri në orën 23:00.

“Nga data 20 deri më 1 shtator orari i gastronomisë do të jetë deri në 22:30 ose deri në orën 23:00. Sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre po ashtu. Maksimumi i personave të lejuar në dasma do të jetë 150.”, ka deklaruar Sogojeva.

Sogojeva tha se në dasma do të kërkohet dëshmia e vaksinës, apo testi negativ i COVID-19.

Sogojeva tha se nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen, derisa tha se nuk është përmendur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

“Klubet e natës mbyllen nga data 20. Kufizimi i lëvizjes nuk është përmendur.  Ne si Odë duke e parë gjendjen, u pajtuam me këto masa deri më 1 shtator”, ka deklaruar Sogojeva.

Ndërkaq Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se kryetarët e komunave kanë propozuar mbylljen e klubeve të natës, lejimin e dasmave me vetëm 150 persona me dëshmi të vaksinimit ose me test PCR negativ apo serologjik.

“Në respektim të masave do të duhet të shtohen rastet e inspektimeve nga niveli qendror dhe në bashkëpunim me inspektorët komunalë që të jenë edhe në një fushatë ndërgjegjësimi sidomos në gastronomi që të zvogëlojmë shkallën e infektimeve”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Po ashtu, në këtë takim është marrë vendim që qendrat e vaksinimit të punojnë edhe të shtunën.

“Ministri Vitia tha në fund se tash në Qendrat e Vaksionimit do të punohet edhe të shtuneve ndërsa sa i përket barnave esenciale kemi marrë gjitha masat por janë 200 aktivitete të prokurimit dhe nuk mund të përshpejtojmë për shkak procedurave”, thuhet në postimin e AKK-së

Kurse, kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të vaksinohen. Ai shtoi se marrja e masave të reja është e domosdoshme që të ruhet shëndeti publik.

“Ftojmë qytetarët të caktojnë termine për vaksinim dhe të vazhdojnë me procesin e vaksinimit sepse variant Delta është i pandalshëm. Në anën tjetër, përkundër asaj se vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme që të marrim masa të reja të cilat do ta ngadalësojnë ritmin e infeksioneve dhe në këtë mënyrë ta ruajm shëndetin publik. Distanca fizike, maskat e higjiena personale është e domosdoshme por detyrë mbi detyrat për te gjithë neve si qytetarë të përgjegjshëm për qytetarët e Kosovës është vaksinimi. Vaksina ka, mund të zgjidhet lloji i saj vetëm se duhet të merret”, ka treguar Kurti.

Të mërkurën, Kosova ka shënuar rekord ditor të rasteve pozitive me koronavirus, me gjithsej 2110 raste dhe katër të vdekur.

Kurse, të martën, ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se nga 173 mostra të cilat janë dërguar jashtë vendit, 171 nga to kanë rezultuar pozitivë me variantin Delta.

Marrë nga Monitor.al

Tags: 20 gushtKosovemasat e reja
Previous Post

Shuma e kredive private të garantuara nga qeveria u rrit me 12% në tremujorin e dytë

Next Post

“Edhe unë kam qenë refugjate”, Vjosa Osmani për BBC-në: Brenda 3 ditëve merret vesh data kur do të vijnë

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Biden: Trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan edhe pas 31 gushtit

"Edhe unë kam qenë refugjate", Vjosa Osmani për BBC-në: Brenda 3 ditëve merret vesh data kur do të vijnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.