Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës të dërgohet jashtë vendit për misionin paqeruajtës në Iowa, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Me 92 vota asnjë kundër asnjë abstenim, dërgohet kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit”, ka thënë ajo.
Për aprovimin e kërkesës nga ana e Qeverisë së Kosovës bërë nga garda IOWA që FSK-ja të bëhet pjesë e misioneve të përbashkëta paqeruajtëse në disa vende të botës, ka reaguar dhe Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj– Stublla e cila ka shpërndarë një deklaratë të Ramush Haradinaj me rastin e ceremoninë zyrtare të formimit të Ushtrisë së Kosovës në Dhjetor të vitit 2018, e cila sipas saj është historike.