Kosovë- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se 8 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19.
Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.