Kosovë- Instituti i Shëndetit në Kosovë ka njoftuar të enjten se gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 807 raste të reja infektimit.
Që nga 13 marsi, kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, e deri tash 32,022 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa kanë vdekur 874 njerëz.