Hagë- Seanca e dytë për Hashim Thaçin në Gjykatën e Hagës është caktuar në datën 18 nëntor, në orën 11:00.
Kjo është seanca e dytë që do të mbahet për ish-Presidentin Thaçi pasi e para u mbajt në 9 nëntor në orën 15:00. Në atë seancë Thaçi i mohoi të gjitha akuzat që u shfaqën nga Gjykata Speciale e Hagës.
Ndaj Thaçit rëndojnë akuzat e përfshirjes në krimet e luftës, në 100 vrasje, përndjekje dhe tortura.