Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot fjalën e saj në Parlament. Ajo u shpreh se pavarësia e vendit është e pa mohueshme pasi është e mbrojtur me gjak.
Osmani bëri me dije se politika e jashtme e ndjekur nga Kosova është mëse e duhura për të plotësuar misionin e saj në arenën ndërkombëtare.
“Pavarësisht sfidave sovraniteti i vendit tonë do mbetet i shenjtë, e integriteti i pacenueshëm. pavarësia jonë është e ndërtuar me gjak e themelet janë të padepërtueshme. E në ato themele janë heronjtë tanë.
Dje nënshkruam aplikimin për BE, sot i dorëzohet presidencës Çeke që gjej rastin ta falenderoj për mbështetjen.
Duke synuar përfaqësim e prezencë të Kosovës në arenën ndërkombëtare vetëm gjatë këtij viti nga 44 krerë shtetesh, udhëheqës të Organizata ndërkombëtare, etj. (…)
Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë, ne ja dolëm sepse kauza jonë ishte dhe është e drejtë. Aleancën me SHBA duhet ta konsiderojmë të shenjtë a duhet ta ruajmë përjetësisht.
Kosova s’ka politikë të jashtme thonë ca zëra, Kosova ka më shumë se kurrë politikë të jashtme. Ua them unë çfarë s’ka Kosova: Lobim nga vendet e tjera, flirte me Beogradit me Moskën, krahasimin e vendit tonë me Krimenë. Po ndërtojmë një Kosovë lidere, të denjë për misionet paqeruajtëse. Një Kosovë që u shndërrua në faktor të rëndësishëm ndërkombëtar.”- tha Vjosa Osmani.