Në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë katër persona ndërsa janë konfirmuar 84 raste të reja me koronavirus.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4 mijë testeve.
“Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.Në total numri i rasteve aktive është 5.371”, njofton ministria e Shëndetësisë në vend.