Kosovë- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar në 24 orët e fundit 521 raste pozitiv me Koronavirus dhe 10 viktima.
Në bazë të raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 585 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.505.
Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 40.117, prej të cilëve 1.026 kanë vdekur ndërsa 25.586 janë shëruar.