Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 363 persona në 1589 teste të kryera, ndërkohë që raportohet për 418 persona të shëruar. Brenda një dite në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 1405 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48 990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.