Një person ka humbur jetën dhe 299 raste të reja me Covid janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas IKShPK dhe laboratoreve private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).