Masat e vëna nga qeveria Kurti kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.
Nga pika kufitare e Vërmicës shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën. Kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi sot në Kosovë në sektorin publik është ditë pushimi.
Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi sqaroi se nuk është nevoja e një testi PCR për shqiptarët që duan të futen në Kosovë dhe e kundërta.
“Si në drejtim të Kosovës, ashtu edhe në drejtim të Shqipërisë për shtetasit Kosovës nuk do të ketë nevojë për teste apo PCR”, – u shpreh ambasadori.
Minxhozi foli edhe për marrëveshjet mes qeverisë së Shqipërisë edhe asaj të Kosovës, për të cilat tha se kanë qenë një shtysë e madhe për ekonominë.
“Marrëveshjet nga viti 2014 deri më sot me te gjitha mangësitë që kanë pasur, kanë një qenë një shtysë e madhe sidomos në fushën e ekonomisë”,– u shpreh ambasadori.
Rradha në këtë pikë kufitare shkon deri në gjysmë ore.1 / 4 kufiri Kosove Shqiperi