Ditën e sotem janë regjistruar 11 viktima dhe 259 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, shifrat e 24 orëve të fundit janë si rezultat i 6,630 testimeve të kryera.
Gjithashtu raportohet se janë shëruar 850 pacientë dhe janë vaksinuar mbi 18 mijë persona.
11 raste të vdekjes dhe 259 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.
“Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183. Në total numri i rasteve aktive është 11.862”, thuhet në njoftimin e MSH’së.