Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vazhduar situata e qëndrueshme përsa i përket Covid-19 ku nuk ka patue asnjë humbje jete dhe vetëm 10 raste të reja të infektuara me Covid.
Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188. Në total numri i rasteve aktive është 1.074.
Njoftimi i plotë:
07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës. Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188. Në total numri i rasteve aktive është 1.074.