Vijon të jetë e rëndë situata e pandemisë në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 23 persona si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive me këtë virus. Sipas njoftimit të MSH-së në 24 orët e fundit janë shëruar 1324 qytetarë.