Masat e reja antiCovid të vendosura nga qeveria e Kosovës, të cilat kufizojnë lëvizjen në shumë komuna nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohet nga bizneset por edhe qytetarët. Për këtë arsye “Zëri i Popullit” ka paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga qeveria kundër koronavirus.
Protesta që është thirrur përmes rrjeteve sociale dhe është lajmëruar se do të mbahet sot para kryeministrisë në orën 11:00.