• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kosovë/ Shënohet sërish numër i lartë infektimesh, 730 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 6 të tjerë

12/03/2021
in Kosova, Rajon
0
Katër viktima dhe 199 raste të reja me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit

Kosova ka shënuar sërish një rritje të numrit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.317 testime nga ku kanë rezultuar pozitiv 730 persona.

Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 6 pacientë dhe janë shëruar 512 njerëz.

Njoftimi i plotë i IKSHP’së:

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.317 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 201 raste, Prizren 63 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 47 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 40 raste, Lipjan 38 raste, Podujevë 38 raste, Gjilan 35 raste, Ferizaj 28 raste, Kamenicë 26 raste, Vushtrri 22 raste, Obiliq 20 raste, Viti 12 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Rahovec 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Hani i Elezit. Të nderuar qytetarë! Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 730 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 201 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 6 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit. Andaj rekomandojmë edhe një herë: 1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme; 2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike; 3. Ndalimi rigoroz i tubimeve; 4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike; 5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës. IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve. IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës. Qytetarë të nderuar, Ju lutemi për kujdes të shtuar! Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit: Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike! Mbani në mend: FYTYRA E MBULUAR ME MASKË! DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME! Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!,”-thuhet në njoftim.

Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv  76.110 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.688 pacientë.

Tags: covid 19 ne kosoveinfektimeraste te rejaViktima
Previous Post

Nuk respektuan masat anti-covid, gjobiten 863 qytetarë në 24 orë

Next Post

Xhaçka njofton arritjen e marrëveshjes me Italinë për njohjen e lejeve të drejtimit

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Xhaçka njofton arritjen e marrëveshjes me Italinë për njohjen e lejeve të drejtimit

Xhaçka njofton arritjen e marrëveshjes me Italinë për njohjen e lejeve të drejtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.