Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke përjashtuar ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullanin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi statusin e magjistratës për 15 vitet e ardhshme. Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani e ankimoi vendimin duke kërkuar rikthimin e statusit të magjistrates.
Ajo argumentoi se nuk është dorëhequr, ndërsa kërkesën e saj e paraqiti para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkesë kjo që u rrëzua.