Presidenti Vladimir Putin e ka konsideruar ‘burrë shteti’ homologun e SHBA-ve me të cilin bisedoi sot për më shumë se tre orë, Joe Biden.
Në konferencën për mediat, pas takimit, Putin u pyet në lidhje me Biden dhe duke e krahasuar atë me paraardhësin Donald Trump, tha se është shumë ndryshe nga ai.
“Ai është një “burrë shteti me përvojë”. Folëm në detaje për dy orë, kjo nuk është diçka që mund ta bësh me shumicën e politikanëve. Ai është shumë ndryshe nga Trump,”-tha Putini.