• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kredia e re në euro u rrit me 35% për 10 mujorin 2021

19/12/2021
in Ekonomi
0
Kredia e re në euro u rrit me 35% për 10 mujorin 2021

Kreditimi në euro është në rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, për 10 muajt e parë të këtij viti sektori bankar ka disbursuar 715 milionë euro kredi të reja, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera e kredisë së për periudhën 10 mujore është njëkohësisht më e larta e regjistruar në të paktën gjashtë vitet e fundit. Megjithëse në vitet e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e peshës së monedhës kombëtare në kreditimin e ekonomisë, shifrat tregojnë se deeuroizimi i portofolit të kredisë është ende larg. Rreth 47% e kredisë së re në euro të dhënë këtë vit ka pasur një maturitet afatgjatë, me më shumë se 5 vjet. Të njëjtën periudhë të një viti më parë kredia e re afatgjatë në euro zinte një peshë më të ulët, me rreth 40% të totalit. Kjo tregon se në një masë të madhe rritja e kredisë në euro po nxitet nga kreditimi për financimin e investimeve dhe sidomos të blerjes apo ndërtimit të pasurive të paluajtshme, si nga individët, ashtu edhe bizneset. Në vitet e fundit, kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme po rritet me ritme të larta, falës ofertës së lartë të bankave, por edhe kërkesës në rritje, të nxitur nga rritja e çmimit të pronave.

Rritja e depozitave në euro ka rritur disponibilitetin e fondeve të sektorit të monedhën europiane. Megjithëse bankat në vitet e fundit po përpiqen të aplikojnë politika më të shtrënguara për kredinë e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, euro vazhdon të jetë valutë e preferuar kur bëhet fjalë për të financuar blerjen e pronave. Arsyeja kryesore është sepse normat e interesit për kredinë në euro ngelen më të ulëta krahasuar me kredinë në lekë. Por, edhe fakti që çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri kuotohen kryesisht në euro është një element që tenton të shtyjë drejt monedhës europiane edhe përzgjedhjen e valutës për financimin e blerjes së një prone.

Rreziku kryesor i lidhur me huadhënien në euro është ai i kursit të këmbimit, duke qenë se shumica e huamarrësve, sidomos në segmentin e individëve, i sigurojnë të ardhurat e tyre në monedhën vendase. Por, në fakt, kredia e ekspozuar ndaj kursit të këmbimit zë më pak se gjysmën e portofolit total të kredisë në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm 41% e kredisë në valutë të huaj ishte e pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Kjo ndodh sepse shumë huamarrës, sidomos biznese, gjenerojnë të ardhura në valutë të huaj. Kjo vlen sidomos për eksportuesit, por edhe për shumë sipërmarrje që i shesin produktet apo shërbimet e tyre në euro, siç mund të jenë bizneset e ndërtimit, të sektorit të hotelerisë, etj.

Cilësia e kredisë në valutë e pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit është përmirësuar dukshëm në vitet e fundit. Në mesin e vitit 2021 raporti i kredive me probleme për këtë segment të kredisë ra në 6.2% në fund të qershorit 2021, në krahasim me 7.1% në dhjetor 2020 dhe 7.9% në qershor 2020. Në analizën për ecurinë e treguesve të euroizimit të sektorit bankar, Banka e Shqipërisë konstatonte se kreditë në valutë të huaj përbënin rreth 49.9% të portofolit total të kredisë, vlerë kjo 2.8 pikë përqindje më e ulët se një vit më parë. Megjithatë, kjo është ndikuar sidomos nga rënia e kredisë në dollarë amerikanë, ndërsa dhënat paralele tregojnë se kredia në euro këtë vit është rritur ndjeshëm. /E.Shehu

Burimi: BSH

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisekredi ne eurokursi i kembimitsektori bankar
Previous Post

Çertifikohet referendumi për shkarkimin e Bashës, 43 mijë e 385 vota pro

Next Post

OKB: Rreth 13 milionë njerëz të prekur nga stuhia në Filipine

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
OKB: Rreth 13 milionë njerëz të prekur nga stuhia në Filipine

OKB: Rreth 13 milionë njerëz të prekur nga stuhia në Filipine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.