• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kredia e re për shtëpi arrin nivelet më të larta të gjashtë viteve të fundit

07/06/2021
in Ekonomi
0
Famijet shqiptare morën 215 milionë euro kredi për shtëpi gjatë vitit 2020

Kredia për blerjen e banesave nga individët po shënon vlera rekord në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-prill, sektori bankar disbursoi rreth 10.5 miliardë lekë, ose mbi 85 milionë euro kredi të reja për shtëpi.

Ky është niveli më i lartë në të paktën gjashtë vitet e fundit. Krahasuar me një vit më parë, kredia për shtëpi është rritur me 61%. Vetëm për muajin prill të këtij viti, sektori bankar ka disbursuar 3.3 miliardë lekë ose rreth 27 milionë euro kredi të reja për shtëpi, edhe kjo një shifër rekord për këtë periudhë të vitit.

Rritja e kredisë për shtëpi nisi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, pavarësisht krizës më të thellë ekonomike në 23 vitet e fundit. Gjithnjë e më shumë familje po investojnë në pasuri të paluajtshme, duke e parë pronën si një investim të mirë për të ardhmen. Bankierët mendojnë se rritja e fortë e çmimeve në vitet e fundit dhe pritshmëritë që kjo rritje e çmimeve të vazhdojë mund të jetë një faktor që po nxit investimin në pasuri të paluajtshme. Nga ana tjetër, shtrenjtim po rrit vlerën mesatare të pronës që blihet dhe, rrjedhimisht, edhe pjesën e investimit që financohet me kredi. Ky është një faktor që po rrit volume e kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Vendimmarrja e individëve për të blerë shtëpi me kredi gjithashtu po mbështetet edhe nga faktorët e krahut të ofertës. Normat e interesit janë në nivelet më të ulëta historike. Kjo bën që pagesa e kredisë të perceptohet më e leverdishme, pavarësisht se principalet po rriten nga shtrenjtimi i çmimeve të pronave. Në tërësi oferta e bankave për këtë produkt është shumë e lartë, sepse për bankat ai është një produktet më cilësorë, në kuptimin e një raporti shumë të ulët të kredive me problem, që luhatet pranë gjysmës së raportit mesatar të kredive me probleme për të gjithë portofolin e kredisë.

Kredia për shtëpi është afatgjatë dhe iu mundëson bankave rritje të qëndrueshme të portofolit të kredisë në kohë, që nënkupton asete prej nga sigurohen të ardhura që zgjasin më shumë dhe kanë një amortizim të ngadaltë në kohë. Kredia në shtëpi siguron volume të kënaqshme huadhënieje, por paralelisht edhe një shpërndarje të mirë të rrezikut në shumë huamarrës. Rritja e çmimeve të pronave gjithashtu e mbyll nëfarë mënyrë qarkun avantazhues për kredidhënien, sepse bankat mbajnë si kolaterale për kreditë prona me vlerë më të madhe. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth 60% e pronave të shitura financohen me kredi bankare.

Portofoli i kredive për blerjen e pasurive të paluajtshme është i përqendruar në Tiranë, me më shumë se 70% të portofolit total. Kjo lidhet jo vetëm me tregun e pronave në kryeqytet, por edhe me faktin se shumica e blerësve në zonat e bregdetit janë banorë të Tiranës./ E.Shehu

Tags: banka e shqiperiseblerja e banesavekredia per shtepirritet kredia
Previous Post

Kosovë, asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit

Next Post

Lirohen gati 40% e dhomave kushtuar pacientëve me Covid-19 në Greqi

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Lirohen gati 40% e dhomave kushtuar pacientëve me Covid-19 në Greqi

Lirohen gati 40% e dhomave kushtuar pacientëve me Covid-19 në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.