SERBI- Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur për pavarsinë e Kosovës. Në një intervistë për mediat serbe Daçiç ka thënë se Republika Srpska nuk do të hiqet nga Bosnje-Hercegovina dhe se njohja e paravsisë së Kosovës nuk do të ndodhë kurrë. Më tej në fjalën e tij Daçiç është shprehur se pavarësia e Kosovës nuk ëshë toleruar asnjëherë nga Serbia dhe nuk do të tolerohet tani.
“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç.
Kjo nuk është hera e parë që Daçiç ka bërë deklarata të tilla. Në kohën kur mbante postin e Ministrit të Jashtëm, Daçiç është mundur që të ndalojë anëtarësumin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.