Javën tjetër priten lëvizjet e para politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Pas një takimi që pati në Kuvend me deputetët përfaqësues të minoriteteve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se do të ftojë subjektet politike në tryezë diskutimi.
“Ose javën tjetër ose pak më vonë të ulemi të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet politike parlamentare, me ata që janë të gatshëm të marrin pjesë që edhe të bëjmë përpjekje ta gjejmë zgjidhje e cila sipas opinionit tonë është më mirë të gjendet tani sesa të shkojmë në zgjedhje”, tha ai. Kreu i LDK-së tha se sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinajt, për president, më mirë është të ketë pajtueshmëri të palëve.