Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Gjilanit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfisht ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njesitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmimin e policisë.
Express mëson nga burimet e veta se vrasja e katërfishtë dyshohet se ndodhi brenda familjes.Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe vetën.
Të vrarë kanë përfunduar dy djem, nëna e tyre dhe babai i tyre që dyshohet se është edhe kryesi i veprës.