Një krim makabër ndodhi 15 ditë më parë në qytetin serb të Srenjanjinit, ku një 46-vjeçare vrau burrin e saj, e preu me sharrë elektrike duke ia bërë trupin copa copa dhe më pas gatoi organet e brendshme.
Viktima ishte katër vite më i vogël se autorja e arrestuar. Policia mbërriti në vendin e krimit që ishte mbuluar me gjak. E përditshmja serbe Blic nxori detaje të reja duke zbuluar se një një grua arriti të vriste burrin e saj trupmadh dhe t’i gatuante organet e brendshme.
Veshkat, zemra, organi gjenital, madje edhe e gjithë këmba e viktimës ishin gatuar, thanë dëshmitarët që zgjodhën të qëndronin anonimë. Fqinjët thanë për mediat lokale se ishin të befasuar nga vrasja brutale, duke thënë se 46-vjeçarja nuk ka sjellë asnjëherë probleme në zonë, shkruajnë mediat e huaja.
Ende janë të paqarta motivet e krimit ndërsa po hetohen nga autoritetet. Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares vlerëson se reagimi i saj i dhunshëm është ndoshta për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë.
Dy fëmijët e mitur u dërguan tek babai i tyre, ndërsa po monitorohen nga ekspertët për mbështetje psikologjike.