Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 02:30 në Maqedoninë e Veriut, ku bëhet me dije se një polic rreth moshës 40 vjeçare është ekzektuar me thikë.
Trupi i pajetë i policit është gjetur i shtrirë në rrugën “Maksim Gorki” në Veles. Ekipet mjekësore kanë konstatuar se vdekja është shkaktuar nga disa goditje me thikë në gjoks.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Velses është konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërkohë që hetimi për ngjarjen e rëndë është ende në vijim.
Jozyrtarisht, Alsat bën me dije se bëhet fjalë për çështje xhelozie në një lidhje që kishte polici. Për rastin në fjalë është arrestuar një grua, e dyshuar për kryerjen e vrasjes, ndërkohë që hetimet vijojnë ende.