• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Meta: Gjithmonë fajësojmë të tjerët, nuk marrim përgjegjësi

16/01/2021
in Politikë
0
Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Meta: Gjithmonë fajësojmë të tjerët, nuk marrim përgjegjësi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër Bashkimit Evropian dhe Francës, që sipas tij nuk e ndihmuan Shqipërinë që të siguronte dozat e vaksinës anti-COVID.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Meta hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit duke u shprehur se Bashkimi Europian ka bërë përpjekje të mëdha për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë po ashtu edhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi,”-shtoi Meta.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Zoti Meta, tërhoqi vëmendje deklarata e kryeministrit Rama nga Ankaraja disa ditë më parë, në konferencën për shtyp me Presidentin turk Erdogan. Ai kritikonte Bashkimin Europian, pasi sipas tij nuk mbështeti sa duhet Shqipërinë gjatë pandemisë. A ndani Ju, të njëjtën qasje?

Presidenti Meta: Sa i përket pandemisë, qytetarët shqiptarë, më pak se kushdo tjetër, i mbështet qeveria jonë. Po të shohim të gjitha statistikat dhe të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, të gjithë treguesit e thonë qartë se Shqipëria, është vendi i fundit që ka mbështetur sektorin e shëndetësisë gjatë pandemisë. Ne jemi vendi i fundit që, ka mbështetur biznesin dhe sipërmarrjen. Shikoni sa paketa ekonomike kanë bërë vendet fqinje me ne, shikoni sa paketa ka bërë Kosova, se nuk po flas për vende të tjera. Ndërkohë shikoni dhe buxhetin e fundit të shtetit, që unë e ktheva, me qëllim, për t’i dhënë mundësi qeverisë që të reflektonte mbi këto prioritete: Për të mbështetur më fortë sektorin e shëndetësisë dhe biznesin, që po pëson kosto të jashtëzakonshme. Kjo gjë nuk ndodhi. Ndërsa përsa i takon Bashkimit Europian, mendoj se ata, kanë bërë përpjekjet e tyre, si për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, cilat kanë qenë përpjekjet tona kjo është një çështje tjetër. Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi. Prandaj ka ardhur kohë për një ndryshim, që qytetarët të marrin përgjegjësi dhe të vendosin para përgjegjësisë politikanët, që kurrë nuk marrin përgjegjësi.

Pyetje: Këto deklarata dhe kjo retorikë e përdorur, a e dëmton në një farë mënyrë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian?

Presidenti Meta: Kjo rrugë është dëmtuar për vite të tëra nga kokëfortësia, për të mos u sjellë në mënyrë arrogante. Për të mos plotësuar kushtet që duhet, për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, të cilat dihen. Si dhe nga kokëfortësia, për të sakrifikuar të ardhmen europiane, për të plotësuar kushtet personale.

Pyetje: Zoti Meta, vizita e fundit e kryeministrit Rama në Turqi e më pas në Greqi, sipas mediave thuhet se po shërben si një “urë lidhëse” midis dy vendeve. Por, sa i shërben kjo interesit tonë kombëtar? Çfarë po ndodh në optikën tuaj…?

Presidenti Meta: Në optikën time janë krejtësisht të parëndësishme. Në optikën time është 25 prilli, çelja e negociatave, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sjellja e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në këtë rajon.

Pyetje: Çfarë ka marrë përsipër Shqipëria?

Presidenti Meta: Shqipëria duhet të marrë përsipër plotësimin e kushteve, për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pyetje: Duke qenë se kjo është edhe intervista juaj e parë për vitin 2021. Cili është mesazhi juaj për shqiptarët, por edhe për politikën shqiptare?

Presidenti Meta: Për qytetarët shqiptarë mendoj se, duhet të marrin të gjithë më shumë përgjegjësi. Duhet të vënë para përgjegjësisë politikanët e papërgjegjshëm, që kanë bllokuar zhvillimin e vendit, kanë dëmtuar situatën ekonomike dhe shoqërore të familjeve shqiptare, kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e këtij vendi, interesat kombëtare dhe publike. Çdo qytetar duhet ta kuptojë që, ndryshimi është vetë ai, dhe ndryshimi fillon te pjesëmarrja e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Pyetje: Presidenti Meta, çfarë do të ketë prioritet për vitin 2021?

Presidenti Meta: Rivendosjen e rendit kushtetues në vend dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Ditën e sotme, Franca i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama për çështjen e vaksinimit. Rama tha në Open se Franca e ka kthyer egoizmin në sistem dhe mban një stok vaksinash që nuk i duhen. Përmes ambasadës në Shqipëri, Franca shprehet se kjo deklaratë nuk është e vërtetë, dhe se kryeministri nuk mund të sulmojë hapur një vend mik. Ndërkohë nuk ka ende një reagim lidhur me deklaratën nga numri një i maxhorancës.

Tags: albanewsedi ramaFrancailir metakritikat e rames ndaj be
Previous Post

Zgjedhjet në Kosovë, lista kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë

Next Post

Gjenden gjymtyrët e një njeriu në Samos, pranë kishte vetëm çizmet dhe xhinset, asnjë shenjë për pjesët e tjera

Related Posts

Para zgjedhjeve 25 prillit/ Albin Kurti takon Bashën në selinë e PD

Para zgjedhjeve 25 prillit/ Albin Kurti takon Bashën në selinë e PD

03/03/2021
Meta ‘takim vëllazëror’ me Albin Kurtin: Ndamë ide për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit

Meta ‘takim vëllazëror’ me Albin Kurtin: Ndamë ide për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit

03/03/2021
SPAK dënon me 1 vit kandidatin për deputet të PS

SPAK dënon me 1 vit kandidatin për deputet të PS

03/03/2021
Lulzim Basha

Basha për raportin e DASH: Qeveria e dështuar e Ramës nuk ka bërë asgjë kundër pastrimit të parave

03/03/2021
Albin Kurti në Tiranë

Albin Kurti në Tiranë: Të gjithë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim

03/03/2021
Meta reagon pas raportit të “Freedom House”: Shkelja e të drejtave të njeriut është këmbanë alarmi

Meta reagon pas raportit të “Freedom House”: Shkelja e të drejtave të njeriut është këmbanë alarmi

03/03/2021
Next Post
Arrestohen dy shqiptarë në Greqi për trafik droge, një prej tyre ishte në kërkim nga Interpol Tirana

Gjenden gjymtyrët e një njeriu në Samos, pranë kishte vetëm çizmet dhe xhinset, asnjë shenjë për pjesët e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A do të ketë mbyllje pas orës 18:00? Flet Albana Fico: Asnjë masë nuk do të …

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Pas valës së tretë së koronavirusit, Suedia merr vendimin për kufizimin e klientëve në qendra tregtare

Pas valës së tretë së koronavirusit, Suedia merr vendimin për kufizimin e klientëve në qendra tregtare

03/03/2021
Prej një viti lufton me COVID-19, kjo është infermierja italiane që u ngjit në skenën e Sanremo 2021

Prej një viti lufton me COVID-19, kjo është infermierja italiane që u ngjit në skenën e Sanremo 2021

03/03/2021
Nis Sanremo 2021, por Teatri Ariston nuk do të jetë si më parë

Nis Sanremo 2021, por Teatri Ariston nuk do të jetë si më parë

03/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.