Kroaci- Vendi i parë që ka konfirmuar rastet e para me variantin e ri të koronavirusit brazilian është Kroacia.
Mediat vendase kanë bërë me dije se ekipi shkencor i Laboratorit për Gjenomikë të Avancuar në Institutin “Ruđer Bošković (RBI)” i udhëhequr nga dr.sc. Oliver Vugrek, identifikoi praninë e një mutacioni të ri në vend.
Prej 50 mostrash të analizuara, njëra konfirmoi një mutacion, i cili u përcaktua në llojin brazilian të koronavirusit, pra variantin B.1.1.28. Mostrat thuhet se u mblodhën nga tri qytete kroate, si: Zagreb, Çakovec dhe Osijek dhe lloji brazilian u konfirmua në një mostër nga Zagrebi që u testua më 30 janar 2021.