Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Nuk dihen ende arsyet që Leli ndodhet sot në ambientet e SPAK.
Është hera e dytë që kryebashkikau i Vlorës paraqitet në këtë institucion në 3 muajt e fundit.
Politikanët dhe zyrtarët e lartë të thirrur muajt e fundit në SPAK:
Më herët është paraqitur në SPAK ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli për çështjen “Partizani”. Po kështu, është thirrur në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
Për këtë çështje është thirrur në SPAK edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Pranë organit të akuzës ka qenë edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu. Ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit. Kryebashkiaku aktual kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre, pasi sipas tij dyshohet të ketë favorizuar subjekte private.
Po më 25 korrik, edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ishte në zyrat e Strukturës së Posaçme.
Ai u shpreh pas dëshmisë në SPAK se u pyet për një verifikim që nuk ka lidhje me insititucionin që drejton. Gonxhe nuk preferoi të jepte detaje nga çështja, por nënvizoi se është sekret shtetëror.
Më 28 qershor u paraqit në SPAK edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.