• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kryemadhi komenton ndryshimet në qeveri: As Çuçi dhe as Ekonomi nuk përfaqësojnë bazën e PS-së

17/12/2020
in Aktualitet
0
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar emërimin e dy ministrave të qeverisë, përkatësisht Bledi Çuçi, Ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomi, Ministre e Bujqësisë.

E ftuar në emisionin “Top Talk”, Kryemadhi u shpreh se ata nuk kanë një asnjë lidhje me Partinë Socialiste dhe sipas saj këto emërime tregojnë edhe më shumë shkëputjen e partisë së drejtuar nga Edi Rama me socialistët.

Për kryetaren e LSI, Kryemadhi, kryeministri Rama e ka të pamundur që të shkëputet nga grupi i Rilindjes në PS.

Pyetje: Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i Punëve të Brendshme, doja një koment tuajin në lidhje me këtë emërim…

Kryemadhi: Që të jem e sinqertë nuk dua atë merrem fare me komentin e dy emërimeve të fundit, pra lëvizjen e zotit Çuçi nga Ministër i Bujqësisë në Ministër të Brendshëm, apo qoftë emërimin e zonjës Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë. E vetmja gjë që mund të theksoj, është që në të dyja rastet përfaqësimi i socialistëve është inekzistent, sepse në të dy emërimet, qoftë të njërit apo qoftë të tjetrit, asnjëri nga ata nuk përfaqëson jo vetëm Partinë Socialiste, por as bazën e Partisë Socialiste.

Unë mendoja që do të kishte të paktën një reflektim momental të zotit Rama, duke zgjeruar dhe duke krijuar më shumë hapësira për socialistët, por në fund të fundit, shkëputja e tij nga grupi i rilindjes është i pamundur, kështu që absolutisht socialistët nuk e gjejnë më veten fare në qeverisjen e Kryeministrit në ikje Rama.

Pyetje: A do jetë më mirë Policia dhe Ministria e Brendshme me Bledi Çuçin në krye?

Kryemadhi: Mendoj që këtu ka të bëjë sjellja e kryeministrit Rama. Sot qoftë Policia e Shtetit apo edhe punëtorët që shërbejnë në mirëmbajtjen apo pastrimin e rrugëve, janë të lidhur drejtpërdrejt me sjelljen dhe me humorin e Kryeministrit.  Kështu që, nëse do të kishte një ndikim sadopak, do të kishim një figurë publike socialiste.

Po ashtu Kryemadhi u pyet mbi deklaratën e kryeministrit Rama për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo e cilësoi atë si një tentativë për diversion që Rama po e bën prej dy vitesh, ndërsa theksoi se nuk duhet të ngelemi peng i leksikut të Kryeministrit.

Pyetje: Edi Rama u kujdes dje që të veçonte në leksikun e tij publik Lulzim Bashës nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po bën diversion Rama apo ka diçka të ndryshme?

Kryemadhi: Rama ka dy vite që bën diversion. Rama gjithmonë kërkon të identifikojë Bashën me Berishën. Kërkon gjithmonë të identifikojë Monikën me Ilir Metën. Kërkon pastaj të identifikojë policin e mirë me policin e keq e kështu me radhë, sepse sot e kësaj dite, përpara se të arrijë të merret me pozicionimet tona, jam e bindur që çdo qytetar do të donte të dëgjonte nga z. Rama  sa vende pune ka hapur në Shqipëri, sa ka ulur çmimet, taksat. Deri më sot shohim vendime që shkruhen në letër por nuk zbatohen. Prandaj është shumë e rëndësishme për opozitën dhe për të gjithë ne që të mos ngelemi peng i leksikut të Edi Ramës.

Tags: monika kryemadhindryshimet ne qeveri
Previous Post

Ministria e Shëndetësisë: 637 të infektuar me COVID dhe 12 viktima

Next Post

Meta konferencë për shtyp me Vjosa Osmanin: Duhet të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve!

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Meta konferencë për shtyp me Vjosa Osmanin: Duhet të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve!

Meta konferencë për shtyp me Vjosa Osmanin: Duhet të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “INFLAMACIONET DHE MUNGESA E OKSIGJENIT NË TRU”/ PSIKIATRI I NJOHUR TREGON FAKTORËT E VETËVRASJEVE NË SPITALE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.