Katër shqiptarë të arrestuar mbrëmje vonë të enjten e shkuar janë lënë në burgun Montacuto.
Shqiptarët u arrestuar nga karabinierët e Osimo dhe Ankonës, pas një ndjekje që nisi në Polverigi. Vetëm atë pasdite, ata kryen 6 vjedhje dhe një të mbetur në tentativë.
Përpara gjykatësit hetues Carlo Masini, ata përdorën të drejtën për të mos dhënë përgjigje për pyetjet e bëra, megjithatë të gjitha arrestimet u vërtetuan.
Gjykatësi hetues në fakt ka konfirmuar masën e sigurimit në burg, duke kontestuar një grabitje, 6 vjedhje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Kur të 4-t u bllokuan nga karabinierët, që u kishin bllokuar rrugën, njëri prej tyre kishte kafshuar një polic në dorë ndërsa po tentonte të arratisej në këmbë.