• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Qeveria s’ka vullnet për të ndihmuar bizneset për pandeminë”, Malaj: Nëse s’hapen negociatat, fatale.

01/12/2020
in Aktualitet
0
“Qeveria s’ka vullnet për të ndihmuar bizneset për pandeminë”, Malaj: Nëse s’hapen negociatat, fatale.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë një analizë të situatës që po kalon ekonomia shqiptare për shkak të pandemisë së koronavirusit, apo dhe rrugën e vendit drejt BE-së.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinon’ në ‘News24’ Malaj u ndal tek raporti i FMN, i cili thekson se vendi ynë ka dhënë kontribut të pakët ndaj bizneseve, ndërsa ai theksoi se qeveria nuk ka vullnet që të ofrojë zgjidhje.

Sipas tij, në këtë periudhë është rritur deficiti dhe borxhi, duke e krahasuar me situatën që kaloi vendi gjatë vitit të mbrapsht 1997. Duke u ndalur tek roli i BE-së, Malaj pohoi se tregoi solidaritet për të ofruar ndihmë. Teksa komentoi çështjen e integrimit në vend, Malaj nënvizoi faktin se palët politike në Shqipëri duhet të miratojnë në konsensus reformat si dhe pikat e tjera, për t’i hapur rrugë drejt BE-së. Po ashtu Malaj tha se nëse nuk ka reflektim, 2021 parashikohet që të jetë i zymtë. Kujtojmse se Bashkimi Evropian vendosi sot që të shtyjë për në muajin mars të vitit 2021 nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

PJESË NGA INTERVISTA

Raporti i FMN, aty thuhet se Shqipëria ka dhënë kontributin më të paktë në ndihmë të biznesit. Si e shihni këtë raport?

Raporti rivlerëson shqetësimet që janë ngritur në vend, domosdo nga opozita. Grupet e prekura dëmtohen. Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët publike-private preferenciale dhe të jepte mbështetje për të varfrit, të papunës, pensionistet. Do të ishte zhgënjim i madh nëse në fund të këtij viti mos të jepej një ndihmë prej 2 mijë lekësh. Këto janë sfida se sa pozitivit do të ketë shoqëria. Kemi kalim në atë që dua ta quaj Rilindja e Oligarkisë. Ne jemi në prag të një dështimi drejt BE dhe jemi në ethet drejt fushatës. Këto oligarkia, do ta dëmtojë rëndë këtë gjë. Kjo do të rriste vështirësinë e kohezionit shoqëror.

Çfarë duhet të bëjë qeveria?

Besoj se qeveria aktuale se ka vullnetin për të afruar një ndihmë për shtresat në nevojë, edhe për shkak se po arrin deficitin më të lartë që s’ka qenë që prej 97-ës. Me rritjen e borxhit apo me mospagimi i gjobave nga Gjykata e Strasburgut. Qeveria nuk do të marrë asnjë masë për të ngadalësuar partneritin publik-privat që po e dëmtojnë investimin publik dhe po krijojnë para të zezë për qëllime politike, personale apo partiake. Më dhemb kjo që them por nuk shoh vullnet nga kjo qeveri, që të kthejë kahun nga oligarkët tek njerëzit e thjeshtë.Fokusi është tek një grup i vogël?Po patjetër që ndihet. Ka deformim të konkurrencës. Paratë buxhetore janë të para ndara, një pjesë e vogël shkon tek bizneset e vogla. Qeveria i di se si mund t’i përdor më mirë politikat fiskale. Ajo është e kapur dhe s’po bën diçka për të zbehur impaktin ndaj biznesit. Në krizën e 2008 në Greqi, BE ishte e paunifikuar, reagoi me vonesë. Shikoni se çfarë ndodhi me pandeminë. BE nuk është klubi i vendeve të pasuara, por ekonomia sociale e tregut.Vendimmarrja për të ndihmuar vendet e BE, ishte e menjëhershme dhe efikase. Kishte solidaritet maksimal. Më vjen keq të harrojmë se sa e vështirë ishte situata pa nisur integrimit drejt BE. Se sa lodhje ishte që të ktheje lekun në dhrahmi, apo në paund. BE një projekt që inspiron. BE është fuqia më e madhe e tretë në botë. Shtetet veç e veç janë aq të vogla, sa që pa u bashkuar bashkë, është e pamundur që të përballojnë konkurrent global në rritje.

Shumë njerëz janë bërë optimist për këtë politikë te ndërmarrë nga BE. Çfarë ndryshoi në kursin e BE ku brenda një dekade ka ndryshuar katërçipërisht. Frymëzim është Gjermania?!

Është historia. Është e thënë dhe nga historianë, për BE, që është rritur përmes krizave. Situata aktuale në vendin tonë lë për të dëshiruar, por nuk është pa shpresë. Nëse qeverisja do të ishte mendje hapur, do të zgjidhej. Është e pakuptueshme që Shqipëria të bëjë hapa pas sa i takon çështjes së integrimit. Është fatale në BE që Shqipëria të humbasë negociatat. Është mundësia më e mirë që dhe nesër në mëngjes, të mblidhet Këshillit Politik që të miratojë në konsensus reformën, dhe të bëhet plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Nëse deri në 31 dhjetor, nuk pranohet çështja e çeljes së negociatave, viti 2021 do të ketë të papriturat e tij. Në prill kemi zgjedhje, pasi do të ketë deklarata që s’duam t’i hedhim benzinë zjarrit. Por nuk do të kemi çelje. Kur krijohet një moment, duhet të shfrytëzohet me shpejtësi. Në historinë e udhëheqjes tënde duhet të bësh një analizë, se në çfarë km e le sa i takon çështjes së negociatave. Ne vuajmë nga mungesa e liderëve, pasi shohin veten.

Çfarë këshille do iu ofronit biznesit?

Po marrim rastin e peshës që ka turizmi. Numrin e reduktuar të turistëve të huaj e mbështetëm me politikat e turizmit të brendshëm. Sistemi social në vendin tonë është i dobët. Ne pamë rastin e Greqisë. Nëse biznesi ra, atëherë ata vendosën që t’i financonin rreth 75 % të xhiros, si gjermania. Rritja e papunësisë është pjesa më e vështirë, dhe kthimi në punësim nuk është dhe aq i shpejtë. Varfëria bëhet dhe më kërcënuese.

Tags: albanewsanalizeArben malaj
Previous Post

“U përmbushën afatet e izolimit dhe u testuan punonjësit”- Rinis punën Gjykata e Sarandës

Next Post

Kryen gjashtë grabitje brenda të njëjtës ditë, katër shqiptarë vendosen në burg.

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Kryen gjashtë grabitje brenda të njëjtës ditë, katër shqiptarë vendosen në burg.

Kryen gjashtë grabitje brenda të njëjtës ditë, katër shqiptarë vendosen në burg.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.