• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kthimi në normalitet i ekonomisë shtoi konsumin e energjisë

28/08/2021
in Ekonomi
0
Kthimi në normalitet i ekonomisë shtoi konsumin e energjisë

Energjia ka arritur të regjistrojë tregues pozitivë sa i takon prodhimit dhe eksportit në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bilanci i energjisë elektrike tregon për një kthim të normalitet të ekonomisë e lidhur kjo me konsumin ku peshën më të madhe në rritje e kanë marrë konsumatorët jo-familjarë, pra bizneset. Këta të fundit në muajt e karantinës të vitit të shkuar në një pjesë të mirë ndalën aktivitetin ose e tkurrën atë në respektim të fashave orare te levizjes duke shënuar dhe rënie të konsumit.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2021, u rrit me 17,2 % duke arritur vlerën 1.563 GWh nga 1.334 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 34,8 %, përkundrejt rritjes me 0,8 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë” thuhet në bilancin e energjisë për tremujorin e dytë publikuar nga INSTAT.

Paralelisht me konsumin duket se janë rritur dhe humbjet që vjen si rrjedhojë e një sasie më të lartë energjie në rrjete si në transmetim dhe në shpërndarje.

“Humbjet në rrjet arritën vlerën 400 GWh nga 310 GWh duke shënuar kështu një rritje me 29,0 %. Humbjet në transmetim janë rritur me 61,5 % ndërsa humbjet në shpërndarje janë rritur me 24,6 %.

Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 25,5 %, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 22,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020” vlerëson INSTAT.

OSHEE  sqaroi se edhe pse humbjet në vlerë absolute sipas raportimit për sektorin nga INSTAT janë në rritje kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së konsumit. Ndërkaq, sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rezulton se per 6 mujorin e pare te vitit 2021, humbjet në shpërndarje janë reduktuar.  Nëse vitin e kaluar ato ishin 22.84%, për këtë vit humbjet në shpërndarje jane reduktuar në 22.3% duke qene brenda parashikimeve dhe objektivave vjetor.

I njëjti nënvizon se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 19,4 %.  Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 2,2 herë duke arritur vlerën  2.660 GWh nga 1.188 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2020.

“Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,5 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,0 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2021, arriti vlerën 228 GWh nga 681 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 66,5 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 924 GWh nga 224 GWh duke shënuar një rritje me 4,1 herë” thuhet në raportin e bilacit.

Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2021, prodhuan 1.557 GWh nga 571 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 2,7 herë.

Nga ana tjetër hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1.090 GËh nga 607 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më dytë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 79,7 %.

“Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2021, ka pësuar një rritje duke arritur vlerën 696 GWh krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 ku kishte nje vlerë negative prej 457 GWh” thuhet në publikimin e INSTAT.

Marrë nga Monitor.al

Tags: konsum energjieKthimi në normalitet i ekonomisëoshee
Previous Post

Policia aksion ANTI-DROGË në tre fshatra të Vlorës! Shpallen në kërkim 4 persona

Next Post

3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri dhe 905 raste të reja

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
“Zëri i Amerikës”/ Si u përkeqësua pandemia javën e fundit në Shqipëri

3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri dhe 905 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.