Për ata që kanë si qëllim të udhëtojnë në 2023-shin, ka një sugjerim për pushimet ideale bazuar në shenjën tuaj të zodiakut:
Dashi
Ju duhet më shumë adrenalinë këtë vit!
Rezervoni bileta: Për rafting! Kudoqoftë!
Demi
Të jetosh, të duash dhe të ligështohesh është mantra juaj për vitin e ardhshëm. Merrni parasysh qytetet piktoreske ku mund të shijoni jetën e ngadaltë dhe të rimbushni energjitë tuaja.
Rezervoni biletat: Qëndrimi në Pallatin Sujan Rajmahal në Jaipur ose një pak plazh në Maldive.
Binjakët
Për ju nuk është befasi që të gjitha rrugët të çojnë në destinacionet ideale për Instagram, ku personaliteti juaj spontan mund të shkëlqejë vërtet.
Rezervoni biletat: Fundjavë në Cappadocia.
Gaforrja
Gaforret mund t’i llogarisni gjithmonë si kërkues komoditeti. Kjo shenjë graviton drejt destinacioneve bregdetare dhe të izoluara larg botës.
Rezervoni biletat: Një shëtitje në ishull, prsh në Tajlandë.
Luani
I dominuar nga dielli, Luani kënaqet me eksplorimin e destinacioneve të paarritshme që do t’i bëjnë të tjerët të kërkojnë itinerarin tuaj kur të ktheheni.
Rezervoni biletat: Si thoni për një zhytje në oqean këtë vit!
Virgjëresha
Kurioziteti juaj i lindur tërhiqet drejt pikave kulturore që ofrojnë një vështrim në një mënyrë jetese, trashëgimi ose një epokë të shkuar.
Rezervoni biletat: Një udhëtim që do ju linte shumë përshtypje është në Indi
Peshorja
Nëse jeni duke kërkuar për një pushim nga përditshmëria, do ju duhet një udhëtim drejt zbulimit të vetvetes.
Rezervoni biletat: Meditoni nëpër rrugët e Marrakech.
Akrepi
Për një shenjë që është e prirur drejt transformimit, është e arsyeshme që udhëtimi është një mjet për rilindje.
Rezervoni biletat: Ju duhet një vend luksoz në Turqi.
Shigjetari
Udhëtimi është terapi për shpirtin tuaj. Lironi kufijtë e zonës suaj të rehatisë dhe jepi një dorë të lirë aventurierit tuaj të brendshëm.
Rezervoni bileta: Për Norvegji.
Bricjapi
Personaliteti juaj analitik, çuditërisht, e ka të vështirë të qëndrojë në sediljen e pasme kur bëhet fjalë për kohën e lirë, ju nuk jeni nga ata që hipni në një makinë dhe ndiqni rrugën ku ju çon.
Rezervoni biletat: Ski në Mont Blanc.
Ujori
Ju preferoni grumbullimin e kujtimeve, dhe personaliteti juaj intelektual e shikon udhëtimin si një investim për veten. Ndërsa të tjerët po përpiqen për selfie në perëndim të diellit, ju preferoni të eksploroni.
Rezervoni biletat: Në Egjipt.
Peshqit
Kur e ndjeni se energjisë suaj të brendshme po i mbaron karburanti, është koha ta lini udhëtimin t’ju transformojë.
Rezervoni biletat: Për në Bali.