Dy persona janë arrestuar, ndërsa kryeplaku i fshatit Mal Vilës është shpallur në kërkim për kultivim droge. Policia njofton se H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç janë arrestuar dhe Xh. Gj., 54 vjeç u shpall në kërkim, si autorë të kultivimit.
Po ashtu u vunë nën hetim edhe shtetasi R. Gj, 45 vjeç dhe kryeplaku i fshatit u vunë nën hetim ngaqë nuk kanë raportuar krimin. Blutë njoftojnë se punohet për kapjen e 54-vjeçarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.