• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kur mund të vaksinohen fëmijët nga Covid-19 ?

19/12/2020
in Kosova
0
“REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

Vaksinat e para anti–Covid në SHBA, priten të shpërndahen nëpër klinika në mesin e këtijmuaji, dhe shtetet po hartojnë plane se kush duhet të vaksinohet i pari. Por aty mungon një grup i rëndësishëm:fëmijët. Ndërsa 2 vaksina pritet të miratohen së shpejti për përdorim tektë rriturit, testimi klinik mbi fëmijët po nis vetëm tani, dhe vetëm tek adoleshentët. Prandaj ka ende shumë të panjohura.

Kur mund të vaksinohet fëmija im?

Tani për tani, duket se nuk ka gjasa që një vaksinë të jetë gati për fëmijët përpara fillimit të vitit të ardhshëm shkollor në gusht. Testet e dy vaksinave tek të rriturit, kanë treguar rezultate të mira, gjë që është premtuese. Por provat klinike me fëmijët sapo kanë nisur. Pfizer, që bashkëpunon me gjermanen BioNTech, e zgjeroi në tetor testimin e vaksinës anti–Covid tek fëmijët e moshës 12 vjeç e lart. Moderna njoftoi më 2 dhjetor, se planifikon të nisësë shpejti testimin e vaksinave tek fëmijët e moshës 12-17 vjeç.

Rekomandimet e vaksinave mund të ndryshojnë sipas grupmoshës. Për shembull, Komiteti Këshillëdhënës për Praktikat e Imunizimit në SHBA, rekomandon që fëmijët nga 6 muajshderi në 8 vjeç të marrin 2 doza të vaksinës së gripit vitin e parë, ndërsa vetëm një dozë rekomandohet në vitet pasuese.

A do të kenë nevojë fëmijët për më shumë doza sesa të rriturit?

Nuk duket se numri i dozave të vaksinave anti–Covid, do të jetë i ndryshëm për fëmijët. Por kjo mund të ndryshojë pasi testimi po vazhdon. Vaksina e Pfizer po testohet tek adoleshentët me të njëjtin normë dozimi si për të rriturit, një seri me dy doza, në 3 javë distancë.

Edhe Moderna po planifikon të përdorë të njëjtin skedulim si për të rriturit:2 doza me 4 javë diferencë, në një testim të ardhshëm me 3.000 adoleshentë. Doza e dytë e vaksinës, shërben si një “goditje përforcuese”, pasi vetëm doza e parë nuk siguron një imunitet optimal.

A janë të sigurta vaksinat për fëmijët?

Deri më tani, nuk është identifikuar asnjë shqetësim serioz i sigurisë, as me vaksinat e Pfizerapo Moderna-s, por testet me fëmijët janë ende në fazat e hershme. Disa vaksina të tjera janë gjithashtu në zhvillim e sipër në botë, dhe disa prodhues kanë filluar testet me fëmijë më të vegjël në vendet e tjera.

Një shqetësim tjetër që ngrenë njerëzit, janë efektet anësore të përkohshme. Fëmijët kanë tendencën të kenë sistem imunitar më të fortë se të rriturit, ndaj ata mund të kenë reagime të përkohshme më të forta ndaj vaksinës. Kjo mund të nënkuptojë më shumë dhimbje dhe ënjtje në vendin e injeksionit për disa ditë, dhe ndoshta edhe ethe.

Këto efekte anësore janë të zakonshme me vaksinat. Ata janë dëshmi se sistemi imunitar po bën atë që duhet të bëjë, por ato mund të jenë gjithsesi të frikshme për prindërit. Si siguria e vaksinës, ashtu edhe gjasat e efekteve anësore të përkohshme, janë të rëndësishme për t’u kuptuar, sepse të rriturit dhe fëmijët do të kenë nevojë për të dyja dozat e vaksinës për të siguruar imunitet optimal.

A mjafton vetëm vaksinimi i të rriturve?

Vetëm vaksinimi i të rriturve, nuk do të mjaftonte për t’i dhënë fund pandemisë. Fëmijët ende mund të infektohen, ta transmetojnë virusin, dhe të zhvillojnë komplikacione. Nëse një vaksinë nuk është në dispozicion për ta, fëmijët ka të ngjarë të shërbejnë si një “rezervuar”për virusin, duke e bërë më të vështirë fundin e pandemisë.

Të dyja vaksinat kryesore, kanë raportuar deri më tani rezultate premtuese tek të rriturit: Shkalla e efikasitetit, është afro 94 për qind për vaksinën Moderna, dhe 95 për qind për Pfizer. Kjo do të thotë se rreth 95 për qind e të rriturve që vaksinohen janë të mbrojtur.

Kjo normë më e lartë se sa pritej. Nëse vlen i njëjti efikasitet tek fëmijët, kjo gjë mbetet të shihet.

A duhet t’i mbajmë maskat ​​dhe distancimin social pas vaksinimit?

Ndërkohë, do të jetë e rëndësishme të vazhdohen masat standarde parandaluese, përfshirë distancimin social, mbajtjen e maskave në fytyrë, larjen e duarve dhe ndjekjen e udhëzimeve të tjera nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ndërsa shpresa është që një vaksinë t’i lejojë njerëzit të rikthehen në një mënyrë më “normale” të jetesës, këto masa parandaluese do të jenë ende të nevojshme, edhe pas marrjes së vaksinës, derisa të dihen më shumë informacione rreth shkallës së mbrojtjes nga vaksina. / The Conversation – Bota.al

Tags: covid 19 ne botecovid 19 tek femijetvaksina anti covid
Previous Post

Bilanci i COVID-19/ Kosova regjistron 8 viktima dhe 345 raste të reja

Next Post

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor/ Basha publikon raportin: Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Zotohet Basha: Do kufizoj me dy mandate postin e kryeministrit

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor/ Basha publikon raportin: Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.