Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të BE për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, teksa është duke marrë pjesë në Simpoziumin e organizuar në Greqi. Lajmin e ka bërë të ditur, nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Lajçak.
“Në margjinat e edicionit të 24-të të ‘Symi Symposium’ me Albin Kurtin diskutova për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, shkroi Lajçak.