Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka caktuar objektivin e parë të vaksinimit duke deklaruar se kërkon vaksinimin e 60% të popullsisë. Kjo ka qenë deklarata e kreut të qeverisë kosovare para komisionerit europian Oliver Varhelyi. Kurti premtoi se vaksinimi nuk ndalet deri në arritje të objektivit, ndërsa sot rifilloi vaksinimi në Kosovë
Nga ana tjetër BE sjell për herë të parë në Kosovë vaksina Pfizer. Gjatë konferencës së përbashkët, Varhelyi premtoi se po bëhen përpjekje për doza të tjera në të ardhmen.